Gazment Bardhi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan është shprehur se qeveria në tetë vite e ka braktisur fshatin, por pas 25 prillit, sipas tij, PD do ta ndryshojë situatën.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi shprehet se në tetë vite qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe nuk u ka dhënë fshatarëve asnjë mbështetje. Më tej ai shton se PD do ta ktheje normalitetin në jetën e çdo banori te fshatrave të Shqipërisë.

Postimi i plotë :

“Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë.

Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime. Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.

Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve. Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton.”

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re