Partia Socialiste njofton se në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia është dakordësuar për të propozuar Eriselda Sefën si kandidate për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars.

Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera.

Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Më herët, gjatë së premtes, socialistët caktuan kandidatët në 5 bashkitë e tjera në të cilat do mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa kandidatura e Lushnjës u vendos të caktohen ditën e martë për shkak të debateve të brendshme mes socialistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re