Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar shtyrjen e afatit të Ligjit për Investime Strategjike dhe ndryshimin e zonave të mbrojtura. Kjo sipas deputetes së PD, Jorida Tabaku bëhet për të betonuar mrekullitë natyrore dhe parqeve tona kombëtare.

Sipas Jorida Tabakut, korrupsioni është erozioni natyrës dhe xhepave të shqiptarëve. Sipas saj, kriza më e madhe që ka sot Shqipëria është pikërisht rruga që i hapet investimeve në zonat e mbrojtura.

Deputetja demokrate shprehet se raporti i Transparency International tregoi shqetësimin më të madh dhe krizën më të madhe që kanë sot institucionet.

“Raporti i djeshëm i Transparency International tregoi shqetësimin më të madh dhe krizën më të madhe që kanë sot institucionet: pamundësia e Parlamentit për të kontrolluar dhe mbikëqyrur Qeverinë. Pushteti i gjithëpushtetshëm i Qeverisë i cili shtrihet fatkeqësisht dhe në Parlament është duke u kthyer në një problem real e kërcënim real për korrupsionin. Çfarë po ndodh ndërkohë në Parlament? 2 iniciativa, të dyja të propozuara nga deputetë socialistë, janë duke u diskutuar. I pari është ligji i investimeve strategjike, i cili nisi në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm por po shtyhet për herë të pestë me propozim deputeti për të vazhduar për ti hapur rrugë aseteve publike e private të cilat tashmë do jenë përsëri në shitje sepse ky është një ligj klientelist e korruptiv. Unë e shoh të lidhur dhe me ligjin e zonave të mbrojtura. Po një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar që të hiqet mbrojtja dhe lejimi i zhvillimit deri në 20%. Një ligj i cili vjen pa konsultime, me shqetësimin e shoqërisë civile, një ligj që dhe sot ndërkohë që flasim nuk ka absolutisht asnjë përmirësim, i cili është dhe në shkelje të legjislacionit të BE-së, gjithashtu i lidhur me ligjin e investimeve strategjike do të thotë se në këto zona të mbrojtura do ti hapet rrugë investimeve strategjike. Kjo është kriza më e madhe që ka sot Shqipëria. Unë e di që njerëzit janë të shqetësuar për xhepin e tyre, për ekonominë e tyre por çdo gjë lidhet me krizën e korrupsionit, lidhet me krizën e kapjes së shtetit që në thelb ka këto dy ligje: ligje që vijnë nga sirtari i se di kujt por ligje që prekin xhepat e të gjithë shqiptarëve”, shprehet Tabaku.

Reagimi i plote i Tabakut

Tabaku: Socialistët duan me një gur të vrasin dy zogj. Të betonojnë mrekullitë natyrore me Ligjin e Investimeve Strategjike!

Deputetët Socialistë 🥀 kanë propozuar shtyrjen e afatit të Ligjit për Investime Strategjike dhe ndryshimin e zonave të mbrojtura. Arsyeja? 🤔 Betonimi i mrekullive natyrore dhe parqeve tona kombëtare. Korrupsioni është erozioni natyrës dhe xhepave të shqiptarëve!

“Raporti i djeshëm i Transparency International tregoi shqetësimin më të madh dhe krizën më të madhe që kanë sot institucionet: pamundësia e Parlamentit për të kontrolluar dhe mbikëqyrur Qeverinë. Pushteti i gjithëpushtetshëm i Qeverisë i cili shtrihet fatkeqësisht dhe në Parlament është duke u kthyer në një problem real e kërcënim real për korrupsionin. Çfarë po ndodh ndërkohë në Parlament? 2 iniciativa, të dyja të propozuara nga deputetë socialistë, janë duke u diskutuar. I pari është ligji i investimeve strategjike, i cili nisi në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm por po shtyhet për herë të pestë me propozim deputeti për të vazhduar për ti hapur rrugë aseteve publike e private të cilat tashmë do jenë përsëri në shitje sepse ky është një ligj klientelist e korruptiv. Unë e shoh të lidhur dhe me ligjin e zonave të mbrojtura. Po një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar që të hiqet mbrojtja dhe lejimi i zhvillimit deri në 20%. Një ligj i cili vjen pa konsultime, me shqetësimin e shoqërisë civile, një ligj që dhe sot ndërkohë që flasim nuk ka absolutisht asnjë përmirësim, i cili është dhe në shkelje të legjislacionit të BE-së, gjithashtu i lidhur me ligjin e investimeve strategjike do të thotë se në këto zona të mbrojtura do ti hapet rrugë investimeve strategjike. Kjo është kriza më e madhe që ka sot Shqipëria. Unë e di që njerëzit janë të shqetësuar për xhepin e tyre, për ekonominë e tyre por çdo gjë lidhet me krizën e korrupsionit, lidhet me krizën e kapjes së shtetit që në thelb ka këto dy ligje: ligje që vijnë nga sirtari i se di kujt por ligje që prekin xhepat e të gjithë shqiptarëve.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re