Partia Socialiste Europiane ka mbajtur një deklaratë në lidhje me zhvilimet politike në Shqipëri, si dhe për aktin e prishjes së Teatrit Kombëtar. Me anë të një të deklarate për median, PES kërkon që prishja e godinës së teatrit të mos përdoret për qëllime politike.
Socialistët europianë e mbështesin në mënyrë indirekte vendimin e qeverisë, pasi në deklaratën për median shprehen se “Vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare për të gjitha vija politike për 22 vjet. Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar”.
“PES është informuar se ndërtesa konsiderohet e rrezikshme nga ekspertët e sigurisë. Planet për ndërtimin e një teatri të ri modern janë në lëvizje, pas një seri konsultimesh publike dhe transparente”, thuhet në reagimin zyrtar.
Presidenti i PES Sergei Stanishev në lidhje me këtë situatë thekson se kjo ngjarje po përdoret nga partitë politike për qëllimet e tyre.
“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatri Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët interpretues në Shqipëri, as për qytetarët”, deklaron Stanishev.
Në lidhje me të drejtat e qytetarëve për të protestuar, PES bën thirrje për një fund demokratik dhe paqësor të krizës së Teatri Kombëtar dhe kundërshton të gjitha nxitjet për të pushtuar prona publike dhe sabotim të punëve publike.
