Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disiplinore nga Kuvendi për 4 deputetët demokratë, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka dhe kryedemokratin Sali Berisha.

 

 

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, socialistët argumentojnë se këta deputetë janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe joetike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare të datës 26 Janar.

 

 

Si masë disiplinore, grupi i PS ka kërkuar për demokratët përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare deri në 10 ditë.

 

 

Gjithashtu mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlkerësimin e masës së kërkuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re