Hera e dytë në Kukës për Partinë Socialiste është një rezultat edhe më dërmues ndaj kundërshtarit të vetëm koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në zgjedhet e përsëritura kandidati i PS-së Albert Halilaj thelloi diferencën ndaj Emri Vatës, kandidatit të demokratëve mbështetës të Sali Berishës.
Kur kanë mbetur kutitë e fundit për tu numëruar, kuksianët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Me një diferencë prej 5099 votash, Albert Halilaj do të jetë kryebashkiaku i ri.
Ai jo vetëm i fitoi zgjedhjet por i dyfishoi votat. Në vendoret e 14 majit, Safet Gjici e mundi Admir Sinamatin me një avantazh prej 2040 votash.
Katër muaj më pas dhe me gjithë video skandalin seksual për të cilin ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është i arrestuar dhe në burg për akuzën e korrupsionit, PS-ja doli më e fortë.
Kuksianët ia besuan serish punët e pushtetit vendor kandidatit të Edi Ramës dhe jo atij të Sali Berishës.
Zgjedhjet u përsëritën pasi Safet Gjicin qeveria e shkarkoi. Ai u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë.
Si edhe në 14 maj gara u nda zhvillua mes PS dhe “Bashkë Fitojmë”. As në këtë përballje të dytë Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën nuk pati kandidat por u përfaqësua me komisionerë dhe numërues.