Zgjedhjet e dyta në Kukës për Partinë Socialiste prodhuan një rezultat edhe më dërmues si ai i 14 majit ndaj kundërshtarit të vetëm, koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Në zgjedhet e përsëritura kandidati i PS-së Albert Halilaj thelloi fitoren ndaj Emri Vatës, kandidatit të demokratëve mbështetës të Sali Berishës. Me një diferencë prej 5594 votash, Albert Halilaj është kryebashkiaku i ri i zgjedhur i Kukësit.

 

Ai jo vetëm i fitoi zgjedhjet por mori më shumë se dyfishin e votave në krahasim me vendoret e majit, madje “mundi” edhe vetë Safet Gjicin. Katër muaj më parë ish kryebashkiaku i Kukësit fitoi me 2040 vota më shumë ndaj Admir Sinamatit të opozitës.

 

ALBERT HALILAJ

KRYEBASHKIAKU I ZGJEDHUR I KUKESIT

 

I jap një mesazh të qartë politikës  duhet të jenë sa më afër njerëzve në nevojë, sa më afër qytetarëve dhe fitorja e thellë në Kukës tregoi që Kukësi vlerëson njerëzit e punës dhe që banojnë pranë tyre me hallin e çdo qytetari.

 

Nga gara e përsëritur e shtatorit Sali Berisha doli me i dobët. Ai humbi mbi 2100 vota ndërsa Edi Rama edhe më i fortë, me thuajse 1400 vota më shumë.

 

As skandali seksual për të cilin ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është i arrestuar dhe në burg për akuzën e korrupsionit, nuk e dobësoi Partinë Socialiste.

Kuksianët ia besuan sërish punët e pushtetit vendor kandidatit të Edi Ramës dhe jo atij të Sali Berishës.

 

Garës nuk iu fut Partia Demokratike e Lulzim Bashës që për fajtor të humbjes së thellë ka vetëm një emër, atë të Sali Berishës. Kryetari i PD-së në Kukës Arif Rexhmati e quan minues të demokracisë dhe pazarexhi në shërbim të forcimit të regjimit të Edi Ramës.

 

ARIF REXHMATI

KRYETAR I DEGES PD, KUKES

 

Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës. Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” të Tiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës. Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale. Ndaj boll më!

 

Në të parin reagim si kryetar i zgjedhur i bashkisë, Albert Halilaj, i është bashkuar zisë kombëtare në Kosovë duke shtyrë festimet e fitores për një tjetër ditë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re