Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, i ftuar në Neës24, ka folur lidhje me socialistët që janë para drejtësisë.

Gonxhja tha se janë më të lartë në numër, pasi janë në për një kohë më të gjatë në qeverisje dhe më të ekspozuar.

Ai përmendi edhe rastin e arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj duke thënë: “Besoj se raste si ajo e bashkisë së Tiranës, ka bërë që i gjithë ekipi, korpusi elektoral i yni është më i organizuar. Ka pasur një shok në një pjesë të administratës, por kjo është duke u superuar.”

Gonxhja: Anketimet tona flasin për një mbështetje nga më të lartat elektorale. Kjo mund të ketë dy anët si medalje, mund të marrë edhe një mbështetje nga elektorati. Kur e shohin se qeverisja nuk i shkon ndërmend të ndërhyrje në punët e drejtësisë, dhe faktet, lajmet, hetimet, pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë.

Ka edhe një mungesë të përmbajtjeve nga shumë portale që i bën të mendojnë se duhet të ikin të gjithë, nuk kënaqen pa ikur të gjithë. Nuk duhet të merrmi me këtë. Ne merrmi me faktet dhe numrat tregojnë, edhe pse jemi më shumë në qeverisje dhe jemi shumë më të ekspozuar bën që numrat e atyre të hetuar, të dyshuar apo janë në procese të caktuara që mund të kenë edhe një fund derisa nuk provohet fajësia. Duhet ta ngulisim në kokë që ata njerëz janë të pafajshëm.

Ka një numër shumë të lartë të heqjes së lirisë dhe në hetim. Kjo e bën shqetësuese po ta krahasosh me vendet e BE, por ky është një proces që do kohë që sistemi i drejtësisë të përsoset.

Nga pikëpamja e qytetarit, nuk ka një kosto e cila të na rëndojë. Besoj se raste si ajo e bashkisë së Tiranës, ka bërë që i gjithë ekipi, korpusi elektoral i yni është më i organizuar. Ka pasur një shok në një pjesë të administratës, por kjo është duke u superuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko