Skip to content

“Socialistët si Kristofor Kolombi”/ Gjokutaj: Kryebashkiaku ndan sufllaqe

Socialistët janë si Kristofor Kolombi, që nuk dinë ku shkojnë dhe ku janë. Kështu është shprehur Genc Gjokutaj, kandidatëi për anëtar të këshillit bashkiak në Tiranë.

 

Ai akuzoi kryebashkiakun Eion Veliaj se ndan sufllaqe, teksa ngriti akuza ndaj partisë në pushtet për keqqeverisje dhe korrupsion.

 

Kjo forcë politike që është në pushtet do të shquhet për atë murin kinez që ka vënë mes de factos dhe de jures.

 

Këta thonë mos besoni atë që shikoni, por atë që u themi ne.

 

Ky model duhet larguar, nuk flitet për persona. Flasin për politika sociale ndërkohë që kanë prodhuar shpopulli, flasin për politika ekonomike ndërkohë që ka incenerator. SPAK nuk e mbyll dot, kanë njerëz në burg dhe e shesin moraline  tyre si perfekte.

 

Çurçill ka thënë një fjalë të mirë për këta socialistët, janë si Kristofor Kolombi që nuk e dinë ku do shkojnë. Dhe kur mbërrijnë nuk e dinë se ku janë. Kryetari i bashkisë shkon e ndan sufllaqe, këtë duhet tu thoni njerëzve.