Qeveria e re socialiste spanjolle ka në plan të heqë mbetjet e ish-diktatorit Francesco Franco nga mauzoleumi, pasi gjykon se aty është një vend për të kujtuar luftën civile e jo për të lavdëruar diktaturën.

“Vendimi për të hqur mbetjet e Franco-s është mjaft i qartë”, tha kryeministri socialist Pedro Sanchez.

Qeveria e re dëshiron ta transformojë mauzoleun në një “vend nderi dhe memorie për të gjithë spanjollët”, theksoi ai.

Por Partia Popullore Konservatore e ka kundërshtoi këtë vendim ndërsa ishte në pushtet, duke deklaruar se kështu vetëm do të zgjoheshin kujtimet e dhimbshme 40 vjet pas vdekjes së Franco-s dhe 80 vjet pas përfundimit të luftës civile në Spanjë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re