Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë ta shkarkojnë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ose ta shfuqizojnë vendimin e Kuvendit për veprimin kundër këtij të fundit. Gjithçka varet prej provave të paraqitura dhe përfundimit të gjyqtarëve të Kushtetueses, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Pasi u votua të mërkurën për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës me 104 deputë pro, 7 kundër dhe 3 abstenuan, Socialistët nuk e përjashtojnë mundësinë që Presidenti i ri i vendit të zgjidhet po nga Kuvendi aktual dhe jo nga Kuvendi i ri.

Alket Hyseni tha se në varësi të kohës që do të marrë Gjykata Kushtetuese për të dhënë vendimin final mbi shkarkimin ose jo të Metës do të jetë edhe procesi për nisjen ose jo të zëvendësimit të tij në Presidencë.

“Në varësi të kohës se kur merret vendimi mund të parashikohet ky aspekt. Nëse gjykata vendos shpejt, ky parlament fillon procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, sepse Kushtetuta parashikon që brenda 10 ditësh fillon procesi. Ky proces është strikt kushtetues, sepse hapat janë të përcaktuatra dhe të kushtëzuara”, deklaroi Hyseni.

Alket Hyseni sqaroi se objekti i Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës nuk ishte verifikimi nëse duhej ndjekur penalisht apo jo, megjithëse përsërit se në raportin e hartuar prej 98 faqesh ka edhe elementë penalë.

“Ne nuk mund të themi ka apo s’ka krime, por nuk ishte objekt i hetimit i Komisionit Hetimor krimi. Aty ka dhe elementë që mund t’i shqyrtojnë organet e hetimit siç janë thirrjet për dhunë dhe nxitja të urrejtjes”, tha ai.

Megjithatë, përsa i përket afatit që ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës, shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës.

Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Gjykata e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re