Kryebashkiaku i Vlorës Drtitan Leli, ka reaguar pas mos pjesëmarrjes në gjyqin publik të zhvilluar prej këshilltarëve socialist në teatrin “Petro Marko”.

Leli bëri fillimisht me dije paraditen e sotme se kushtet e pandemisë nuk lejojnë organizimin e mbledhjeve me shumë persona në ambiente të mbyllura, dhe ndaj ai vendosi ta zhvilloj takimin në ‘Zoom’ , ku pjesëmarrës ishin drejtorët bashkiak.

Përmes një njoftimi në facebook, kryebashkiaku bën me dije se ftesa u kishte shkuar elektronikisht dhe këshilltarëve të cilët nuk kanë pranuar të jenë prezent në mbledhje.

Sipas tij në takim u vlerësua nga të gjithë drejtorët bashkiak se punët në shërbim të qytetarëve janë kryer me përgjegjshmëri.

Postimi i plotë: Dua t’ju bej me dije se pavaresisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike.Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re