Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës socialiste.
Seanca e sotme vijoi e tensionuar që prej mëngjesin të sotëm pasi është shoqëruar debate mes palëve, ndërsa në momentin e votimit të projektligjeve në rend dite, opozita ka braktisur sallën.
I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që votën “pro” e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq momentet e fundit të seancës plenare pas 6 muajsh mungesë. Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku me të cilën shefi i qeverisë shkëmben disa fjalë.
Në një vend normal kryeministri duhet të jetë i pranishëm çdo seancë plenare për të dhënë “llogari” për punën e qeverisë së tij por me Edi Ramën ndodh e kundërta pasi me arrogancën e tij ai nuk pyet për askënd. Megjithëse paguhet me taksat e shqiptarëve, Rama refuzon të marrë pjesë në diskutimet në Kuvend pavarësisht se opozita ka insistuar disa herë që seancat mos zhvillohen pa prezencën e kryeministrit. Hera e fundit kur kryeministri ka qenë në Parlament është data 18 nëntor 2024 kur prezantoi buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve.
Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim.
Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.
