Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për kryetarin e KLSH.

Këtë të martë përfaqësuesit e komisionit, kanë miratuar me 15 vota pro, 1 abstenim dhe dy kundra, Arben Shehun si drejtues i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tashmë pritet votimi në parlament që zoti Shehu të marrë drejtimin e KLSH-së.

Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së, pasi tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga komisioni.

Profil/ Kush është Arben Shehu?

Gjatë eksperiencës mbi 16-vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu, sipas vlerësimit të bërë edhe nga presidenti, është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. 40-vjeçari është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Shehu ka lindur në janar të 1980 në Shkodër, shkollën e mesme e përfundoi te gjminazi  “Halim Xhelo” në Vlorë dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësië në Tiranë. Aktualisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë së universitetit të Tiranë, te  Departamenti i të Drejtës Penale.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16-vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Në vitin 2005 kryen masterin për Shkenca Penale, ndërsa në 2011 merr gradën Doktor i Shkencave me mikrotezën “Krimi i Organizuar dhe legjislacioni ndërkombëtar”. E në 2011 vazhdon ciklin për titullin Prof.Asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në universitetin e Tiranës. Shehu në 2003 mori licencën e avokatit.

Si eksperiencë të punës në karrierën e tij mund të përmendimin dhe si peerfaqeesues peer çeeshtjee ekonomike dhe ligjore pranee disa shoqeerive tregtare, redaktor ne “Ëorld Journal of Social Science Research”  dhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve/Trajnuesve Qendra EDFAT.

Gjithashtu ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh Brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka sërë publikimesh në revista shkencore, apo referime në universitete në Shqipëri dhe në shumë shtete të Europës, si në Bruksel, Vjenë, Roterdam, Bukuresht,etj. Shehu zotëron në mënyrë të shkëlqyer tre gjuhë të huaj: anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Presidenti ndryshe nga herët e tjera ka propozuar një kandidaturë për kreun e KLSH-së, nga bota akademike, duke i ikur emrave që kanë qenë më parë në poste drejtuese, apo dhe kanë pasur mbi supe karrierë politike.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit thekson se “presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave”.

“Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik” thuhet në njoftimin e presidencës.

 

CV-ja e Arben Shehu

1998-2002    Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005    Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011         Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018             Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat 23 Qershor 2020

Publiée par Kuvendi i Shqipërisë sur Mardi 23 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re