Këto janë benefitet e mëdha që kripa e detit dhe soda e bukës sigurojnë për dhëmbët tuaj.
Kripa e detit:
Kalcium, magnez, silicon, fosfor, sodium, nikel, hekur- këto janë disa nga elementët dhe mineralet që gjenden në kripën e detit.
Këto substanca i forcojnë mishrat e dhëmbëve, mbrojnë kundër tartarës dhe erës së keqe, dhe mund t’ju zbardhin dhëmbët me kalimin e kohës.
Me përqindjen e jodit të lartë, kripa e detit ka veti antibakteriale dhe ndihmon në neutralizimin e acidit në gojë.
Kripa ju bën që të prodhoni më shumë pështymë, dhe pështyma juaj formon një lloj barriere që mbron dhëmbët tuaj.
Mjafton thjesht të lyeni furçën e dhëmbëve me pak kripë  dhe t’i fërkoni dhëmbët ashtu siç do bënit zakonisht kur i pastroni. Pastaj shpërlajeni gojën me ujë të pastër./m.i/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re