TIRANË- Anjeza Maja, kameramanja e ERTV, duket se po prefeksionohet në pozicionin e saj të ri, si kameramane. Anjeza tashmë nuk ka si mjet pune vetëm telefonin e saj, por është e pajisur dhe më nje stativ për të pasur më të lehtë filmimin. (Me shumë mundësi pajisja e re që përdoret nga Maja do jetë blerë me tender të hapur dhe transparentë).

Teleshikuesit e ERTV tashmë shohin më qartë Kryeministrin Edi Rama në çdo aktivitet të tij, por ende nuk është parë asgjë akoma. Dikur pa Anjezën, kishte vetëm transmetime të konferencave dhe të deklaratave, tashmë me Majën si kamaremane ka pamje dhe nga rruga që përshkon Kryeministri deri në konferencë.

Por dje në një video ekskluzive vetëm në ERTV, Anjeza Maja na tregoi pamje dhe nga brenda helikopterit ushtarak, ku Rama bashkë me ekipin e tij të OSBE, do largoheshin nga vendi i luftës. Por brenda ekipit të Ramës dje kishte dhe një “spiun”.

Një burrë me mjekër të bardhë (por jo aq të bukur sa e Ramës) dhe më një xhup blu shihet që nuk hipën në avion, por zgjatet vetëm për të bërë një foto. Në foton e shkrepur prej tij që Dojsa.al po e publikon sot shihet Anjeza Maja në krye të detyrës, me iPhone 11 pro dhe stativin duke transmetuar live në televizonin tashmë të ndërkombëtarizuar ERTV. 

Anjeza e shikon personin që bën foto, por duket qenë se është në orar të punës dhe me shefin përball detyrohet të përtypë foton dhe gjestin e të huajit.

Dhe siç thotë Preç Zogaj në librin e tij të fundit “Anjeza nuk u zgjua”.

(A.B. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re