Papa Françesku, në një intervistë për të përjavshmen katolike italiane Credere, iu referua edhe një herë vendimit të tij për të favorizuar bekimin e çifteve të të njëjtit seks nga priftërinjtë katolikë.

“Askush nuk reagon nëse unë bekoj, le të themi, një biznesmen që shfrytëzon botën, por ata reagojnë nëse bekoj një homoseksual”, tha kreu i Kishës Katolike dhe theksoi se “kjo është hipokrizi”.

“Pika qendrore e vendimit tim është ndjenja e mirëseardhjes”, shtoi ai.

Peshkopi argjentinas shtoi se “nuk duhet mohuar bekimin askujt” dhe se “ai po bekon dy njerëz që e duan njëri-tjetrin – të cilëve u kërkon të luten edhe për të – jo një martesë të të njëjtit seks”.

Qëndrimi i Papës, në thelb, është se “bekimi duhet t’u jepet të gjithë njerëzve që janë në gjendje të marrin pagëzimin hyjnor”.

 “Bota vuan, ne priftërinjtë ndonjëherë jetojmë rehat. Duhet të ndjejmë sa po vuajnë njerëzit”, shtoi Françesku. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re