“Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Pano Soko, kandidati për deputet Nismës Thurje për Qarkun Tiranë.

Sipas tij me buxhetin e Rilindjes Urbane janë paguar 600 milionë euro dhe sipas llogaritjeve rezulton se 1500 euro për secilin nga 400 mijë pesonat e larguar nga vendi. Ai shtoi se nga takimet që ka bërë rezulton se 7 në 8 persona e kanë ndërmend të ikin dhe 4 në 8 prej tyre deklarojnë se janë penguar për shkak të pandemisë. “Nëse do ti kishim këto njerëz këtu nuk do të kishim kaq dëm, njeriu është shumë i rëndësishëm në ekonomi”, tha Soko.

Pjesë nga diskutimi në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV:

Soko: Ne kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar. Janë paguar 600 milionë euro për rilindjen urbane dhe kanë ikur 400 mijë persona nga Shqipëria. Ne kemi paguar një të larduar me 1500 euro. Kjo është dramë e mbartur në kohë. Unë e shikoj si një fenomen jo siç e shikon kryeministri si fenomenin global të largimit. Këtu ka vdekur shpresa.

Rakipi: Ç’është kjo ikje masive?

Rakipi: Në periferi të Vlorës është i njëjti skandal. Po ikin profesionistët që kanë rroga shumë të mira, po ikin të gjithë. Gjatë eksodit ikën të varfrit në thelb, sot pas 30 vitesh po ikin intelektualët. Pse po ikin? Jo nga varfëria por sepse një grup njerëzish kanë kapur pushtetin. Të gjitha vendet e varfra kanë një gjë të përbashkët korrupsionin. Nëse ne ikim nga vendi nuk kemi për ta ndihmuar vendin. Ikja e profesionistëve është ajo që na shqetëson, ata do ta bëjnë vendin.

Soko: Plaga kryesore që kemi ne nuk është fakti që nuk do ketë njerëz, por kombësia e këtyre njerëzve.

Rakipi: Nuk duhet të bëheni merak për këtë.

Soko: Me këto ritme zëvendësimi që kemi nisur ne… Unë kam takuar shumë njerëz dhe 7 në 8 persona e kanë ndërmend të ikin. Gjysma thonë na ka penguar pandemia, sa të hapen do të iki. Një person normal në Shqipëri shpenzon për konsum 2000 euro në vit sipas INSTAT. Nëse do ti kishim këto njerëz këtu nuk do të kishim kaq dëm. Njeriu është shumë i rëndësishëm në ekonomi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re