Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar special në emisionin “Real Story” i cili u zhvendos në Vlorë duke qenë se atje dje Rama mbylli fushatën elektorale.

Për shkak të axhendës së tij, Ramës i duhej të largohej, por u çua nga karrigia përpara se Sokol Balla të bënte mbylljen e emisionit.

Moderatori e kapi prej krahu kryeministrin dhe e uli sërish në karrige dhe i kërkoi të rrinte edhe pak sekonda. Më pas i tha: “Rama ik pra”.

“Hajde, ika”, tha kryeministri dhe u largua duke shkaktuar të qeshura.

Këtë moment nga emisioni e publikoi edhe vetë Rama në rrjete sociale dhe mund ta ndiqni më poshtë.






Previous articleNjë ditë para zgjedhjeve, Leku zhvlerësohet ndjeshëm kundrejt Euros dhe Dollarit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re