Gazetari i njohur Sokol Balla ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave pasi thuhet se do të ndërrojë sërish televizion dhe në sezonin e ri do e shohim me një emision të ri.

“cna.al” ka zbuluar se Balla do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit News 24 dhe do të moderojë edhe një emision politik. Përflitet që ky emision të jetë “Të paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit.

Kujtojmë që vitin e kaluar Balla u largua nga Top Channel dhe kaloi në Vizion Plus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re