Vitin e kaluar, gjatë merkatos së televizioneve, gazetari i njohur
Sokol Balla ndryshoi televizion. Prej vitesh në “Top Channel”, ai kaloi
në “Vizion Plus”, lëvizje e cila u pasua gjithashtu me një tjetër
largim.

Pas “Vizion Plus” me “Real Story”, Balla iu rikthye pasionit të
vjetër, radios, duke moderuar një emision të ri radiofonik në “InTV”, të
quajtur “Radio IN”.

Mirëpo, “cna.al” ka zbuluar lëvizjen e re të Ballës. Shumë shpejt, gazetari do t’i rikthehet ekranit.

Ai do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit “News 24”, si dhe
do të moderojë edhe një emision politik, i cili përflitet të jetë “Të
paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit, i cili e drejton
prej vitesh këtë emision.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re