Sokol Balla tha sonte në “Real Story” se kishte vetëm një pyetje për Presidentin Ilir Meta, i cili nuk iu paraqit në emision pas ftesës së moderatorit.
Balla tha se pyetjes ‘cili model i heroit të frymësn’, ai ia ka gjetur përgjigjen në një televizion rus, shkruan JavaNews.al
Në nisje të ‘Real Story’ u publikua edhe video e një viti më parë, kur Meta komentonte për median e Moskës.
“Unë jam rritur si shumë moshatarë me letërsinë sovjetike.
Madje kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare.
Mund t’ju rrecitoj Koshevojin e Fadejevit përshembull.
Apo librat si “Nëna” dhe “Si u kalit çeliku”…” – dëgjohet Meta në videon para gazetarit rus.