20 Nëntori është një ditë e trishtë për të gjithë familjarët dhe miqtë e Sokol Olldashit, politikanit demokrat që u nda nga jeta në një aksident tragjik në vitin 2013. Në këtë ditë, ku pesha e viteve tashmë ka lënë gjurmë, është e kuptueshme që malli shtohet.

Është ish-ministri Ridvan Bode ai që i ka dedikuar një poezi të ndjerë Olldashit:

Sokol!

Te te shikoja, desha sot,

Ne diten kur ti u nise,

Kur tines ike nga kjo bote,

Dhe boten qesendise.

Te te llafosja doja shume,

Por heshtja jote step

Kjo bote vec gryen si nje lume,

Ti bardhesisht je mbret.

Ndaj doren zgjata si gjithnji

Nen plisin qe di vec une,

Mora cigaren qe drodhe ti,

…dhe lotet rrodhen lume.

Mos qesh, mos shih me qesendi,

Nga dhimbja qe ndjej une,

Eshte mall, sa mall, o Perendi,

Qe plas, qe can dhe gure.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re