Hapet per here te parë në  35 vjet vendkalimi kufitar Armeni-Turqi. Ky vendim është ndërmarrë për të lejuar të kalojnë ndihmat humanitare as tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin me 6 shkurt.

 

Sipas të dërguarit të posacëm i ankarasë për dialogun me Armeninë, Serdar Kilic, në  pikën kufitare Alican kanë mbërritur në Turqi pesë kamionë me ndihma, përfshirë ushqim dhe ujë.Kjo ishte hera e parë që kalimi ishte hapur që nga viti 1988, kur Turqia dërgoi ndihma në Armeni pasi vendi u godit nga një tërmet që vrau të paktën 25,000.

 

Të dy vendet nuk kanë vendosur kurrë marrëdhënie diplomatike zyrtare dhe kufiri i tyre i përbashkët është mbyllur që nga vitet 1990. Marrëdhënia e tyre është e tensionuar nga vrasjet masive të armenëve të periudhës së Luftës së Parë Botërore në Perandorinë Osmane, mizoritë që Jerevani këmbëngul se janë gjenocid.

 

Turqia e refuzon ashpër etiketimin e gjenocidit, duke argumentuar se 300,000 deri në 500,000 armenë dhe të paktën po aq turq vdiqën në grindjet civile kur armenët u ngritën kundër sundimtarëve të tyre osmanë dhe morën anën e trupave pushtuese ruse.

 

Por në dhjetor 2021, të dy vendet emëruan të dërguar të posaçëm për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve .

 

Në shkurt të vitit  2022, Turqia dhe Armenia rifilluan fluturimet e tyre të para tregtare në dy vjet. Kufiri tokësor midis dy vendeve ka mbetur i mbyllur që nga viti 1993, megjithatë, duke detyruar kamionët të kalojnë tranzit përmes Gjeorgjisë ose Iranit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re