Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca është prekur nga solidariteti që tregoi Shqipëria me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë Covid-19 .

Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, ambasadori Soreca tha se i kanë ardhur qindra mesazhe dhe telefonata nga bashkëkombasit e tij që shprehnin solidaritet dhe ngrohtësi për shqiptarët.

“Unë jam ambasador i BE-së në Shqipëri por jam edhe italian, me krenari jam italian. Kështu që kam dy kapele nëse mundem ta them kështu. Si italian, si qytetar italian u preka shumë, ndihëm shumë i prekur nga ky gjest që bën autoritetet shqiptare dhe mund t’iu them tani si ambasador i BE-së që më kanë ardhur shumë, shumë mesazhe, ndoshta qindra mesazhe dhe telefonata nga qytetarë italianë të cilët kanë shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe ngrohtësinë e tyre për Shqipërinë” – tha Soreca në Përballë.

Vendimi për të dërguar mjekët dhe infermierët drejt Italisë përkoi pak ditë pas celjes se negociatave, detaj ky që për ambasadorin Soreca është shumë i rëndësishëm.

“Kur Shqipëria po kalonte vështirësitë, revolucionin e vitit 1991 dhe natyrisht erdhi ai momenti i madh kur patëm migrimin e mijëra e mijëra qytetrëve shqiptarë drejt Italisë unë kam qënë mjaftueshëm i rritur sa për ta mbajtur mend fare mirë atë moment.

Kështu që tani më duket se kemi arritur në këtë qark i cili po mbyllet, ku tashmë kemi shkencëtarë shqiptarë, pra mjek apo infermierë që po japin ndihmën e tyre. Në jemi shumë afër si shtete.

Por më lejo të të them si zyrtar i Bashkimit Evropian që mua kjo mu duk kaq kaq e rëndësishme pasi erdhi vetëm pak ditë pas cceljes së negociatave dhe Shqipëria po jep kontributin e saj tashmë në Bashkimin Europian, ashtu sic po bëjne dhe të tjerë” – theksoi ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në Përballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re