Skip to content

Solidarizim e lutje për viktimat e tërmetit/ Qeveria vendos 13 shkurtin, ditë zie kombëtare

Qeveria shqiptare ka vendosur, 13 shkurtin si ditë zie kombëtare.

 

 

Ky vendim vjen në shenjë solidarizimi e lutje për të gjithë viktimat e tërmetit në kufirin turko-sirian.

 

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një reagimi në Facebook.

 

 

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike”– shkruan kryeministri.