Skip to content

Solidarizimi: edhe muslimanët apelojnë për rindërtimin e Notre Dame

pozar epa 0

Komuniteti Musliman Francez dhe Xhamia e Lionit i bënë sot thirrje bashkësisë të besimtarëve në Francë për të dëshmuar solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

“Ne u kërkojmë myslimanëve në Francë që të japin kontributin e tyre financiar për rindërtimin e kësaj kryevepre arkitekturore, që është lavdia e vendit tonë’’, shkruan institucioni në një komunikatë, duke shprehur trishtim të thellë, solidaritet dhe vëllazërim me të krishterët e mbarë globit.

‘’Katedralja është simbol i krishtërimit, vendi i adhurimit të katolicizmit, xhevahir i Parisit, zemra e historisë së Francës dhe trashëgimisë kulturore të njerëzimit’’, theksohet në komunikatë.

Zjarri që shkatërroi katedralen e famshme të kryeqytetit francez ngjalli solidaritet të gjithmbarshëm.