Shume qytetare të Tiranës janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për zonat që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar ne Thumane dhe Durrës. Sensibilizimi dhe angazhimi për te ndihmuar të prekurit ka qenë i menjëhershëm .

 

Në teatrin kombëtar regjisori Edmond Budina ka shprehur se kontributi i njerëzve për të ndihmuar ka qenë i jashtëzakonshëm teksa theksoi se solidaritetin më të madh e kanë treguar të rinjtë .

 

Ndihmat janë grumbulluar nga te gjitha qytetet e Shqipërisë. Nuk kanë munguar as qytetarët qe hapën dyert për ata qe kane mbetur pa strehe nga shembjet e pallateve dhe shtëpive.

 

Ndërkohë autoritetet kane apeluar qe te gjitha ndihmat qofshin ne ushqime, veshmbathje apo vlera monetare te kanalizohen ne një linje te vetëm qe kontrollohet nga qeveria.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re