Skip to content

Somali, neutralizohen 9 anëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab

Në Somali janë neutralizuar 9 anëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab.

Radioja e Ushtrisë Kombëtare Somaleze njoftoi se në vend është kryer një operacion ushtarak kundër Al-Shabaab në rajonin Shabelle të Ulët.

Në operacion 9 anëtarë të organizatës janë vrarë ndërsa 13 tjerë janë plagosur.

Al-Shabaab shpesh kryen sulme që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në vend.