Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist të kryer nga organizata Al-Shabaab në Somali.
Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se Al-Shabaab mbrëmë natën sulmoi një autokolonë në rajonin Hiran të vendit.

Në sulm humbën jetën 20 persona ndërsa 7 automjete përfshirë furgonë dhe kamionë u dogjën dhe u bënë të papërdorshëm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste Al-Shabaab.

Organizata Al-Shabaab shpesh kryen sulme që vendosin në objektiv forcat e sigurisë dhe civilët në Somali.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re