Një komandant i lartë i grupit terrorist Al-Shabab është vrarë në një operacion të përbashkët nga ushtria somaleze dhe forcat partnere ndërkombëtare, thanë autoritetet somaleze.
“Abdullahi Nadir, një udhëheqës i lartë i terroristëve të Al-Shabab-it, i kërkuar nga qeveria somaleze për një kohë të gjatë, është vrarë në një operacion”, tha të dielën vonë Ministria e Informacionit në Twitter.

Sipas Agjencisë Kombëtare Somaleze të Lajmeve, Nadir, i cili njihej gjithashtu si Abdullahi Yare dhe kishte një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për kapjen e tij, ishte një nga bashkëthemeluesit e Al-Shabab-it, grupit terrorist të lidhur me Al-Kaedën.

Ministria tha se operacioni u krye bashkërisht më 1 tetor nga ushtria somaleze dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë në fshatin Haramka në rajonin jugor Jubba e Mesme.

Al-Shabab ka zhvilluar një fushatë vdekjeprurëse kundër qeverisë somaleze dhe forcave ndërkombëtare që nga viti 2007.

Grupi terrorist i lidhur me Al-Kaedën ende nuk ka bërë deklaratë mbi vdekjen e Nadir-it.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re