Analisti Eduard Zaloshnja tha në emisionin “Real Story” se ndryshimi i sistemit elektoral në vitin 2008-2009 i krijoi mundësinë Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishonte votat e veta.

Por, sipas Zaloshnjës, 1/3 e votuesve e atyre që kanë votuar herën e fundit për LSI, sot janë me Partinë Socialiste, ndërsa pjesa tjetër me të djathtën.

“Që kur u ndryshua sistemi elektoral, më 2008-2009, LSI i ka trefishuar votat e veta. Por, 1/3 e atyre që kanë votuar herën e fundit për LSI, sot janë me PS. Pjesa tjetër sot janë me të djathtën. Po t’i shohësh zonat se ku janë shtuar, në Lezhë, në disa fshatra të Pogradecit, Korçës, që janë të djathtë kapriçozë, janë votues shumë të vështirë t’i mbash të lidhur pas qerres, sepse janë pragmatistë. Nuk e di sa e aftë mund të jetë tani LSI, kur nuk i ka më votuesit, ata njerëzit që ka pasur në punë, sot i janë bërë me PS”, tha Zaloshnja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re