Sondazh i Top Channel në bashkëpunim me  IPSOS tregon se 49.5% e shqiptarëve do të votonin Edi Ramën nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë.

Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit.

Pyetjes kryesore nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 25 Prill, për cilën nga partitë do të votonin, 49.5 përqind e të anketuarve thonë se do të votojnë për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme.

Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve. Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi me 5.1 përqind të votave.

Sondazhi është kryer para se të shpallej koalicioni opozitar. Ndërsa në sondazh partia e katërt del Nisma thurrje me 1.7 dhe në vendin e pestë Lëvizja(Bindja) Demokratike me 1.4 përqind.

Partitë e tjera nuk e kalojnë shifrën një përqind të votave duke nisur me PSD me 0,8 e kështu me radhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re