Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pritjet e kosovarëve janë që marrëveshja me Serbinë të përfundoj me njohje të Kosovës. Llogaritur në përqindje del se 61% presin njohjen, ndërsa 39% jo.

Kurse sa i përket anëtarësimit në OKB, 55% e qytetarëve janë optimist, ndërsa 44% jo.

Ndërkohë lidhur me mundësinë e shkëmbimin e territoreve me Serbinë, 21% e qytetarëve kanë deklaruar se marrëveshja përfundimtare do të përmbaj edhe shkëmbim të territoreve, ndërsa 78 % nuk presin shkëmbim.

Lidhur me Asociacionin e Komunave serbe 38% janë shprehur pro dërsa 61% prej tyre e kanë kundërshtuar këtë proces.

Ndërkohë mbi atë se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë nga ana e Kosovës, qytetarët e anketuar janë përgjigjur me 43 % se këto bisedime duhet të i ushëheq presidenti i vendit, 25% janë pajtuar që bisedimet të i udhëheq kryeministri dhe 31% janë pajtuar që në krye të dialogut duhet të jetë një lider nga opozita.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re