Puna e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë ka pasur përmirësim të ndjeshëm nga muaji mars në prill në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe trajtimin e çështjes së koronavirusit.

Nga muaji shkurt deri në prill, puna e Ramës dhe e Partisë Socialiste është vlerësuar pozitivisht dhe ka pësuar rritje nga 56 në 64%. Nga 32% e të anketuarve, puna e Ramës është vlerësuar keq për muajin prill, një rënie e ndjeshme në krahasim me dy sondazhet e realizuara në shkurt dhe mars.

Ndërsa 32% e kanë vlerësuar keq. 11% e shqiptarëve e kanë vlerësuar mjaft keq dhe 21% e tyre shumë keq.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.