76% e francezëve janë kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë, sipas një sondazhi të publikuar nga televizioni francez, CNews.

Shumica është mjaft homogjene për sa i përket gjinisë (77% meshkuj, 75% femra) dhe moshës apo kategorisë socio-profesionale. Të anketuarit e moshës 50-64 janë megjithatë më hezituesit për të dërguar trupa (85%), ndërsa ata të moshës 18-24 vjeç e kundërshtojnë atë me 68%.

Lexo edhe :Related Posts

Vihet re se përqindja më e madhe (81%) atyre që janë kundër gjendet tek votuesit e djathtë, ndërsa tek votuesit e majtë përqindja është 67%. Po ashtu, kundër janë edhe votuesit e partisë “Rilindja” të presidentit Emmanuel Macron, me një përqindje prej 68%.

Ky sondazh vjen pas deklaratës të fortë të presidentit francez, i cili tha se NATO do të dërgojë trupa në Ukrainë. Deklarata e tij u hodh poshtë nga vetë kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re