Popullariteti i presidentit amerikan Joe Biden është pothuajse në nivelin më të ulët që nga fillimi i mandatit të tij, gjë që tregon problemet që e presin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, sipas një sondazhi të ri nga Reuters dhe Ipsos.

Sondazhi tre-ditor, i cili përfundoi të dielën, tregoi se vetëm 40 përqind e të anketuarve mbështesin Biden-in, pak më shumë nga 39 përqind në nëntor.

Marzhi i gabimit është tre pikë përqindje, transmeton Reuters.

Pritet që në nëntor 2024, Biden të përballet me ish-presidentin Donald Trump, kryesues për nominimin republikan.

Sondazhe të tjera tregojnë se gara e mundshme mes tyre do të jetë e ngushtë.

Ekonomia si problemi kryesor

Sondazhi zbuloi se amerikanët e shohin ekonominë, krimin dhe emigracionin si problemet kryesore me të cilat përballet vendi, pikërisht për çfarë Trump dhe republikanët e tjerë e kanë kritikuar Biden.

Nëntëmbëdhjetë për qind e të anketuarve e vlerësuan ekonominë si problemin kryesor, 11 për qind thanë se ishte imigrimi dhe dhjetë për qind krimi.

Vlerësimi i miratimit të Biden nuk ka kaluar 50 për qind që nga gushti 2021 dhe sondazhi i fundit është afër nivelit të ulët prej 36 për qind në mesin e vitit 2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re