Te qeveria shqiptare besimi është në masën e 41,3% e shqiptarëve. Ky është rezultati i anketimit të sondazhit të realizuar nga të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me një kampion prej 2500 të anketuarish në shkallë vendi. Një ulje e besimit te qeveria, ku 34 përqind nuk ka besim, ndërsa 23,4 nuk ka besim fare. Por shqiptarët janë të zhgënjyer nga institucionet e tjera si presidenti dhe Parlamenti. Ndërsa pakënaqësia është edhe te partitë politike ku përzgjidhen kandidatët për deputetë të Parlamentit.

” Institucionet vendase që kanë marrë vlerësimet më të ulëta të besimit nga më shumë se gjysma e të  anketuarve janë: qeveria vendore (42%), qeveria qendrore (41.3%), parlamenti (28.4%), prokuroria (27.4%), presidenti (27.6%), gjykatat (27.1%) dhe partitë politike (22.5%). Si për kontrast, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si NATO, OKB dhe BE, renditen si institucionet më të besuara (me 78.2%, 75.2%, 73.4% të besimit të publikut për secilën prej tyre).

Në 2019, institucionet vendase që morën vlerësime të larta besimi nga më shumë se gjysma e të anketuarve janë: institucionet fetare (65.6%), forcat e armatosura (59.4%), institucionet e sistemit arsimor (57.3%), organizatat e shoqërisë civile (56.3%), policia e shtetit (54.6%), institucionet e kujdesit shëndetësor (51.4%), dhe media (50.7%). Institucionet fetare jo vetëm që janë institucionet më të besuara në vend, por ato kanë marrë edhe vlerësimin më të lartë të alternativës “Kam shumë besim” mes institucioneve të tjera në vend (23.4%). Forcat e armatosura renditen si institucioni i dytë më i besuar me vlerësim total të besimit në to nga 59.4% e popullatës së anketua

Institucionet e sistemit arsimor (57.3%) dhe organizatat e shoqërisë civile (56.3%) u renditën si institucionet e treta dhe të katërta më shumë të besuara në vend. 11.6% e të anketuarve deklaruan se kishin besim të madh tek organizatat e shoqërisë civile në krahasim me institucionet e sistemit arsimor me 8.2%. Më tej, policia kishte besimin e 54.6% e popullsisë së anketuar, e ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor (51.4%) dhe media (50.7%).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re