News24 publikon sot sondazhin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto.

Kompania e njohur me një eksperiencë të madhe në fushën e sondazheve, sjell sot një analizë të perceptimit të votës për garën elektorale të 11 Majit.

Personat e anketuar janë pyetur për disa çështje të rëndësishme, që japin një panoramikë se ku është orientuar vota e tyre në garën elektorale të 11 Majit.

“NottoSondaggi” ka intervistuar qindra shqiptarë të cilët janë pyetur:  A jeni i mendimit që kategoritë shoqërore janë “më mirë” o “më keq “se 4 vite më parë?

Nga sondazhi bie në sy se 41% e shqiptarëve jane te mendimit sipermarresit  janë “më mirë” se katër vite më parë.

Ndërkohë që 24 për qind e tyre shprehen se janë “më keq” krahasuar me 4 vitet e mëparshme, ndërsa 26 % mendojnë se janë po “njësojë” . Nëntë për qind e të anketuarve refuzoi të përgjigjet, duke u shprehur se “nuk e di”.

Nga ana tjetër, anketimi i bërë me votueset femra, të cilët shprehen në masën 37 % se  kategoritë shoqërore jetojnë më mirë se 4 vite më parë.

Ndërkohë që 28% e tyre janë të mendimit se jetohet “më keq”, kurse 28 % të tjerë shprehen “Njësojë”.

Po ashtu “NotoSondaggi” publikon në News24 dhe përgjigjet e shqiptarëve për emigrantët, të cilët na masë 31 % shprehen se janë më mirë se 4 vite më parë, kurse 24% e tyre janë me keq, po për të njëjtën periudhë.

30% e shqiptarëve shprehen se emigrantët janë po “njësojë”, kurse 15% e tyre refuzojnë të përgjigjen, duke u thënë “nuk e di.

Kategoritë shoqërorë më të prekura, duket se janë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, por dhe të rinjtë.

Vetëm 31% e te pyeturve thonë se të moshuarit janë më mirë në krahasim me 4 vite më parë, kurse 41 % e tyre deklarojnë se janë më keq.

26 % e shqiptareve shprehen se të moshuarit jane po njësoj, kurse 2 % e tyre refuzojnë të përgjigjen, duke deklaruar “nuk e di”.

Për personat me aftësi të kufizuar, 22% e shqiptareve shprehen se janë më mirë se 4 vite më parë, kurse pjesa më me madhe 34 % shprehet se është me keq, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore.

Ndërkohë që nga anketimi zbulohet se 41 % e të anketuarve, shprehen se te rinjte janë “më keq” se 4 vite më parë, ndërkohë që vetëm 28% e tyre thekson se janë “më mirë”.

28 për qindin e tyre thekson se jeton po njësojë, kurse 3 % shprehen nuk e di.

LEXO EDHE:

 Gara e 11 majit, dalin rezultatet e sondazhit të parë në News24! 37% e shqiptarëve jetojnë ‘më mirë’ se 4 vite më parë, 28 % jetojnë ‘më keq”! Si ndahen votat mes votuesve të PS dhe PD

Sondazhi i parë për zgjedhjet e 11 majit! Shqiptarët shprehen: 41% e të moshuarve dhe të rinjve janë ‘me keq’ se 4 vite më parë! Çfarë thonë për sipërmarrësit, invalidët dhe emigrantët

A po shkon Shqipëria në drejtimi e duhur apo të gabuar?! Ja përgjigjet e sondazhit të Antonio Notos në News24 – Tabela

Si u ka ndryshuar cilësia e jetesës shqiptarëve në 4 vitet e fundit? “Nottosondaggi” në News24: 70% e votuesve të PD deklarojnë përkeqësim! 64 % e socialistëve janë…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko