Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel,  60.1%  e vlonjatëve do të votonin Partinë Socialiste.

Sipas sondazhit të gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel,  32.1% e të anketuarve nga Vlora janë përgjigjur se do të votonin Partinë Demokratike.

LSI renditet e treta me 4% dhe Lëvizja për Ndryshim me 1.6%. 

E përkthyer në mandate, PS merr 8 deputetë. PD 4 deputetë, nga 3 që kishte në 2017. LSI nuk merr asnjë mandat, duke humbur mandatin e 2017.

Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS nuk ka asnjë ndryshim, ndërsa PD i shtohet një mandat që i hiqet LSI. Kujtojmë se LSI ka pasur zëra për përçarje mes Luan Ramës që është i pari në listë dhe vetë drejtuesve të partisë.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1004 votues në qarkun e Vlorës dhe 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re