Nëse partitë e djathta populiste arrijnë të bashkohen në një opsion politik, ata mund të bëhen koalicioni i dytë më i madh në Parlamentin Evropian, sipas një sondazhi të lëshuar nga organet e kësaj instance të Brukselit në prag të zgjedhjeve të reja.

Partitë e krahut të djathtë janë aktualisht të ndara në tre grupe, dhe në qoftë se bashkohen mund të fitojnë deri 173 vende.

Populistët, sipas sondazhit mund të fitojë vetëm shtatë vende më pak se Partitë Popullore Evropiane – EPP, e cila mban një pozitë udhëheqëse me 180 vende dhe që fiton dhe shumë më tepër nga socialdemokratët dhe liberalët të cilët, sipas sondazhit marrin, 149 dhe 76 vende.

Zëvendëskryeministri i Italisë dhe njëherësh kreu LEGA-s, Matteo Salvini, është njeriu që ka bërë thirrje bashkim, por pyetja është nëse kjo do mund të ndodhë.

Partia e tij mund të marrë 26 vende, e kështu të bëhet e dyta më e fortë në Parlamentin Evropian, vetëm pas koalicionit qeverisës të Gjermanisë (CDU-CSU), i cili merr 30 vende.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re