Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar ditën e sotme për Fax News, se sondazhi kombëtar për studentët ishte një proces që do të ndihmonte universiteteve për të përmirësuar cilësinë e tyre.

Kushitha se nëpërmjet pyetjeve që do u drejtohen studentëve, këta të fundit do të mësonin më shumë lidhur me performancën e universitetit ku studiojnë.

“Kjo nuk është një nismë e re që po e marrim për herë të parë. Sondazhi është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë. Qëllimi është të marrim mendimet, opinionet vërejtjet e studënteve lidhur me universitetet ku ata studiojnë. Procesi na ndihmon jo vetëm ne si ministri por ky proces u vlen edhe universiteteve për të përmirësuar edhe ata cilësinë e tyre. Po ashtu vlen edhe për vetë studentët të cilët mund të mësojnë lidhur me performancën e universitetit ku ata studiojnë”– u shpreh Kushi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re