Nga një sondazh i kryer nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, 41.5 për qind e të anketuarve u përgjigjën me “Po”, ndërsa 35.1 për qind ishin kundër marrëveshjes/

Sipas sondazhit, i cili është zhvilluar nga 24 korriku deri në 1 gusht , 66.4 për qind e të anketuarve thanë se do shkonin në referendumin e planifikuar për më 30 shtator në Maqedoni, aty ku vota e elektoratit pritet të vulosë ose jo marrëveshjen me Greqinë që i jep një emër të ri Maqedonisë – Republika e Maqedonisë Veriore.

Ndërsa 19, 8 për qind thanë kanë vendosur ta bojkotojnë referendumin dhe 11, 9 për qind se nuk e kishin vendosur ende nëse do të votojnë.

Sondazhi tregoi se referendumi ka mbështetje të madhe në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, pasi 88 për qind e tyre janë poërgjigjur pozitivisht.

Nga ana tjetër, vetëm 27.4 për qind e maqedonasve do t’i përgjigjeshin pozitivisht çështjes së referendumit, ndërsa 45.6 për qind do ta kundërshtonin atë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re