Analisti Ben Andoni ka komentuar sondazhin e News24, kryer në bashkëpunim me kompaninë italiane “NotoSondaggi” ku projeksionet nxirnin se rreth 46% e shqiptarëve do të votonte për PS-në. Ndërkohë që përkrahja për PD dhe Aleancën Shqipëria Madhështore përllogaritet në masën e 35%.
Andoni u shpreh se “te Edi Rama ndjej inercinë e fitores, te Sali Berisha, ankthin për t’u përballur për herë të fundit me pushtetin.”
Sipas tij detyra më e vështirë është për Berishën, duke argumentuar edhe arsyet pse.
Andoni: Te Rama ndjej inercinë e fitores, te Berisha ankthin për t’u përballur për herë të fundit me pushtetin. Besoj se detyra më e vështirë është për Berishën, e para për malin e madh që ka mbi kurriz. Pjesa e listave ka krijuar pakënqaesi dhe e detyra njerëzit në PD sa do të përfshihen për ta ndihmuar PD. Mendoj se ka ndohmua disi ardhja e LaCivita.
Nëse ndiqje shkrimin e Huffington Post, LaCivita është mbajtur si strategjisti kryesor, ndërsa te pjesa e lobistëve, ai nuk rezultonte deri te java që kaloi. Ai tha se kam ardhur për të ndihmuar. Dhe publiku shqiptar është i paqartë është nëse do ta ketë peshën kryesore ose deri ku mund të shkojë.
LEXO EDHE: “NotoSondaggi” në “News 24”, si orientohet prirja e votës së shqiptarëve! Ja cila parti mund t’i fitojë zgjedhjet e 11 Majit