Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi.

Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në  56-58 mandate.

Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr  3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate.

Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re