68% e të anketuarve e kanë vlerësuar si sukses të kryeministrit Edi Rama, procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Sipas një sondazhi të organizuar nga gjigandi IPSOS në bashkëpunim me Top Channel.

Nga ana tjetër, vetëm 27% e të anketuarve e vlerësojnë “shumë keq” punën e Ramës dhe qeverisë lidhur me procesin e vaksinimit.

11% e vlerësojnë mjaft keq dhe 16% e vlerësojnë shumë keq punën e Edi Ramës dhe qeverisë së PS-së në procesin e vaksinimit.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re