Sonila Meço ka reaguar e revoltuar, pas ngjarjes me SMS-në e famshme të dërguar në telefoni i Lulzim Bashës në atë të Eni Vasilit, ku kësaj të fundit i kërkohej të pyeste Ramën nëse ishte i gatshëm t’ia linte postin Bashës.

Meço ka publikuar një përgjigjie të Gazmend Bardhit, i cili thotë se, sipas kompanisë telefonike ku ka të rregjistruar numrin Basha, mesazhi nuk është dërguar nga telefoni i Bashës, por është manipuluar.

“Çfarë ka mbetur të bëhet më?

Kujt i intereson ky mesazh në telefonin e një gazetari?

Kujt i intereson kjo gjuhë e supozuar e liderit të opozitës?

Kush ka ngenë në kushte emergjence të krijojë situata të tilla?

Sa dëme mund të shkaktohen nga përpjekje të tilla?

Sa herë të tjera mund të ketë ndodhur?

Çfarë pasojash të tjera ka prodhuar kjo taktikë?

Sa ngjarje duhen hetuar tashmë, që rezulton se sa e thjeshtë është ndërhyrja në komunikime private?

Më vijnë në mendje plot të tilla, sidomos politike e të sigurisë kombëtare.

Kohë virusesh!

Duhet izoluar shkaku…”, shkruan Meço e revoltuar.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re