Pas lajmit se Françeski Beketi ka fituar në Arbitrazh kundër Shqipërisë, Sonila Meço, një nga mbrojtëset më të zjarrta të Beketit në Shqipëri, ka shpërndarë një status të Endira Bushatit, në shenjë gëzimi për “fitoren”.

“Francesco Becchetti, një leksion këmbënguljeje, ligji e demokracie për shqiptarët….

Do të mjaftonte vetëm rasti “Becchetti” që, shqiptarët, sot të derdheshin rrugëve kundër Qeverisë Rama…

Në fakt, tani, gjithsesi ngjan vonë….

Duhej të derdheshin rrugëve, 5 vite më parë, atëherë kur Rama, me një sulm personal, politik, të verbër, në shkelje të Kushtetutës, ligjeve. ndarjes së pushteteve, të demokracisë, fjalës së lirë, gjeti prokurorë e gjyqtarë që firmosën dëshirat e tij, dhe mbylli të vetmin televizion që nuk mund ta kontrollonte dot, televizionin Agon Channel!

Shumica heshti, xhelozia histerike shpërtheu, opozita nuk u ndje, televizionet e tjera bënë sikur s’ndodhi gjë!

S’e mohoj, ndjehem mirë, që krahas ikonave të gazetarisë e ekranit Adrian Krasta, Sonila Meco, Andi Bejtja, Fatos Lubonja etj, u rreshtova me ato pak zëra, që nuk rreshtën së foluri për këtë skandal, për denoncimin e të cilit ia vlente çdo lloj sakrifice e qëndrese….”, thuhet në shkrim.

Të gjithë gazetarët e mësipërm merrnin rroga të llahtarshme, të cilat nuk jepen as në televizionet më të mëdha në Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re