Sonila Meço është përplasur dje me deputetin socialist Ervin Bushati, në emisionin e saj.
Ajo nuk e ka lejuar deputetin socialist të ironizojë ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku për koncesionet, dhe kjo ka irrituar Bushatin.

Pjesë nga debati:

Bushati: Nuk i hyj këtyre termave ngëlthyer, ngëlfatur, ulërit, alarmi.

Meço: Do mësoheni kur vini në një emision televiziv edhe me pasurimin e gjuhës shqipe.

Tabaku: Për të treguar alarmin tregohen të gjitha.

Meço: Për sa kohë merreni me batuta, me mënyrën se si flasim …

Bushati: O zonjë thashë unë nuk paguhem për këtë punë.

Meço: Ju shqetësojnë koncesionet apo jo?

Bushati: Jo! Po më lër të mbaroj.

Meço: Jo duke më fyer mua!

Bushati: Nuk po të fyej, por ti nuk të lë të mbarosh.

Meço: Po fyeni fjalët që unë them. Fyerje personale jo.

Bushati: Çfarë fyerje personale? Unë thash që nuk paguhem për të folur artistikisht.

Meço: Dakord. Unë e marr për fyerje personale.

Bushati: Po e more kështu unë nuk flas më pra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re