Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025.

Shkodra Elektronike do të ngjitet sonte për të elektrizuar skenën e madhe të Eurovision me një këngë me motive shqiptare.

Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga grupi Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm’, një këngë e cila është pëlqyer gjerësisht.

Zjerm do të jetë e 12 në renditje. Kryeministri Edi Rama bëri një postim këtë mëngjes, ku i uroi sukses përfaqësuesve të vendit tonë.

“MIRËMËNGJES vdhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon:

Islanda Polonia Sllovenia Estonia Spanja Ukraina Suedia Portugalia Norvegjia Belgjika Azerbajxhani Shqipëria Holanda Kroacia Qipro.

Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:

Australia Mali i Zi Irlanda Letonia Armenia Austria Greqia Lituania Malta Gjeorgjia Danimarka Republika Çeke Luksemburgu Izraeli

Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë.

Festivali i i Këngës Eurovision 2025 do të zhvillohet në Basel të Zvicrës, pas fitores së vendit në konkursin e vitit 2024 me këngën ” The Code ” nga Nemo .

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko